Vizita e Haxhiut e Dibranit në vizitë zyrtare në Londër, ambasada e Britanisë së Madhe del me një njoftim

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 10:13
Vizita e Haxhiut e Dibranit në vizitë zyrtare në Londër, ambasada e Britanisë së Madhe del me një njoftim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, Kryetari i Komisionit për Legjislacion Adnan Rrustemi dhe me zyrtarë të lartë të ministrisë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë vizitë është deklaruar edhe ambasada e këtij vendi me seli në Prishtinë.

“Me kënaqësi mbështetëm vizitën e Ministres Haxhiu në Britaninë e Madhe dhe ndanim përvojën tonë në kundërshtimin e dhunës me bazë gjinore, rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor. Një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë i drejtësisë është gurthemeli i një vendi demokratik”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)