Gjakovë: Burri raporton se është keqtrajtuar nga bashkëshortja e tij, ajo arratiset

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 09:20
Gjakovë: Burri raporton se është keqtrajtuar nga bashkëshortja e tij, ajo arratiset

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë me dije se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është keqtrajtuar nga e dyshuara femër kosovare bashkëshortja e tij.

Policia ka njoftuar se e dyshuara gjendet në arrati.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 08.02.2024, 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është keqtrajtuar nga e dyshuara femër kosovare bashkëshortja e tij. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara gjendet në arrati.

(Kosova Sot Online)