Fushë Kosovë: Ish-bashkëshorti dyshohet se e kanosi me vrasje ish- gruan e tij, arrestohet

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 08:56
Fushë Kosovë: Ish-bashkëshorti dyshohet se e kanosi me vrasje ish- gruan e tij, arrestohet

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti, i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje, përcjell “Kosova Sot Online”.

I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 2023-2024-NN. Me 09.02.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)