Policia parandalon një rast të kontrabandës me mall në Kamenicë, dyshohet për prejardhje nga Serbia

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 13:10
Policia parandalon një rast të kontrabandës me mall në Kamenicë, dyshohet për prejardhje nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në fshatin Novosellë të Kamenicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën të ditur se një person kishte futur në territorin e Kosovës rreth 250 pako me pashtetë argeta nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia.

“Më 12.02.2024 në hyrje të fshatit Novosellë-Kamenicë, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën kishte informatë se ishte duke kontrabanduar mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia”, bëhet e ditur në njoftim.

(Kosova Sot Online)