Prizren: Ushtroi dhunë fizike mbi nënën dhe motrën e tij, arrestohet një person

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 09:32
Prizren: Ushtroi dhunë fizike mbi nënën dhe motrën e tij, arrestohet një person

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Të dyja kanë pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

(Kosova Sot Online)