Prishtinë: Arrestohen tre persona, sulmuan policët dhe i penguan në kryerjen e detyrës

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 09:27
Prishtinë: Arrestohen tre persona, sulmuan policët dhe i penguan në kryerjen e detyrës

Tre persona janë arretuar dje, pasi që kanë sulmuar dhe penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit nën ndikim të substancave narkotike ka sulmuar policët, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Dalmatët, Prishtinë 16.02.2024, 13:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit nën ndikim të substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat meshkuj kosovarë zyrtarë policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)