Gërvalla takohet me Kryediplomatin e Turqisë

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 13:02
Gërvalla takohet me Kryediplomatin e Turqisë

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj nga Turqia, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, përcjell “Kosova sot Online”.

“Ministri jonë i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, u takua me zëvendëskryeministren e Kosovës dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, në korniza të Konferencës së Sigurisë në Mynih”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)