Vjehrra e lajmëron policinë se i është zhdukur nusja e djalit

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 08:47
Vjehrra e lajmëron policinë se i është zhdukur nusja e djalit

Një grua nga Fushë Kosovë ka lajmëruar Policinë e Kosovës se i është zhdukur nusja e djalit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ajo ka thënë se nusja është larguar nga banesa dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 16.02.2024-14:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nusja e djalit viktima ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë per vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)