Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Erdogan

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 15:48
Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Erdogan

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që po viziton Turqinë për takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi- Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

“Gjatë diskutimeve me Shqipërinë, aleatin e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke.

https://fb.watch/qkttCwRXkb/

(Kosova Sot Online)