Nisin hetimet për vdekjen e 4-vjeçares nga Gjakova

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 16:50
Nisin hetimet për vdekjen e 4-vjeçares nga Gjakova

Avokati i Popullit ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin e 4-vjeçares nga Gjakova, e cila vdiq të hënën në QKUK. Prindërit e vajzës kanë akuzuar për neglizhencë të mjekëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Avokati i Popullit u ka bërë thirrje institucioneve që të të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme.

“Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvillojë hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitorojë atë nga afër dhe në vazhdimësi në mënyrë që tё sigurojë se tё gjitha institucionet përgjegjëse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj”, thuhet nga Avokati i Popullit.

(Kosova Sot Online)