Quni: Refuzimi i Bislimit jam i bindur se do të merr kritika

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 20:45
Quni: Refuzimi i Bislimit jam i bindur se do të merr kritika

Deputeti i LDK-së, Anton Quni e ka komentuar refuzimin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për t’u takuar javën e ardhshme në Bruksel me kryenegociatorin serb dhe ndërmjetës të BE-së për të folur për dinarin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Quni ka vlerësuar se një veprim i tillë i Bislimit, do të marr kritika e do ta vështirësoj pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Madje, Quni ka thënë një situatë si kjo, do të krijojë avantazhe për palën serbe, duke u bërë temë diskutimi në takimet e ardhshme.

Madje, Quni ka thënë një situatë si kjo, do të krijojë avantazhe për palën serbe, duke u bërë temë diskutimi në takimet e ardhshme.

“Refuzimi i Bislimit që me trajtuar një çështje, jam i bindur se do të merr kritika, do të gjykohet dhe po e vështirëson pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Thjeshtë po krijon avantazhe për palën serbë që do e materializojnë në tavolinën e diskutimeve”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)