Këto janë ngjarjet e ditës së sotme
Disa nga ngjarjet që priten të ndodhin sot në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) prezantojnë Barometrin e Reformave Evropiane. (Hotel “Swiss Diamond”, 09:30)
Mbahet konferenca rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”. Fjalë hyrëse do të mbajnë presidentja Vjosa Osmani; kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca etj. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, 10:00)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, vazhdon dëgjimin mbikëqyrës të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, C203, 10:00)
Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës organizon ceremoninë e inaugurimi të Laboratorit “STEAM në Edukim”. Marrin pjesë rektori i UP-së, Qerim Qerimi dhe dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi. (Fakulteti i Edukimit, kati 3, 10:00)
Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, një fjalim e mban Etilda Gjonaj, raportuese e Përgjithshme në Këshillin e Evropës për Dhunën ndaj Grave, deputete e Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, 506, 10:30)
Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, mbahet diskutim në panel: “Roli i parlamentit dhe agjenda GPS”, moderuar nga Fatmire Kollçaku, anëtare e Grupit të Grave Deputete. (Kuvendi i Kosovës, 506, 10:40)
(Kosova Sot Online)
