Arrestohet një burrë në Mitrovicën e Veriut, e ngacmoi ish-bashkëshorten

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 08:52
Arrestohet një burrë në Mitrovicën e Veriut, e ngacmoi ish-bashkëshorten

Një burrë është arrestuar në Mitrovicën e Veriut, pasi që i njëjti e kishte ngacmuar bashkëshorten e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Ivo Lola Ribar, Mitrovicë Veri 12.02.2024 – 23:40. Më 22.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar ish-bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)