Viti:Parandalohet një rast i kontrabandës, Policia kap 29 mijë pako cigare në një automjet

  • E.K /
  • 24 February 2024 - 09:13
Viti:Parandalohet një rast i kontrabandës, Policia kap 29 mijë pako cigare në një automjet

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një automjet në Smirë të Vitisë, Policia ka gjetur 29 mijë pako cigare.

Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro.

I dyshuari së bashku me automjetin dhe mallin e kontrabanduar është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër për procedim të mëtutjeshëm të rastit.

Ndërsa, malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar.

“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims ‘: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro. I dyshuari së bashku me automjetin dhe mallin e kontrabanduar është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër për procedim të mëtutjeshëm të rastit. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)