Në Ferizaj një person kanos pronarin e një lokali, gjuan me armë zjarri duke e qëlluar murin e lokalit

  • E.K /
  • 26 February 2024 - 10:07
 Në Ferizaj një person kanos pronarin e një lokali, gjuan me armë zjarri duke e qëlluar murin e lokalit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident që ka ndodhur dje në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton policia, një person ka kanosur pronarin e një lokali, ku edhe ka shtënë me revole në murin e lokalit dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Ferizaj / 25.02.2024 – 04:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në lokalin e tij, pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë një herë me revole duke e qëlluar murin e lokalit dhe më pas është larguar në drejtim pa njohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin jane duke u zhvilluar hetime intensive.

(Kosova Sot Online)