Prishtinë: Sulmohet seksualisht një femër në ashensor, i dyshuari i shkaton lëndime në qafë

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 09:37
Prishtinë: Sulmohet seksualisht një femër në ashensor, i dyshuari i shkaton lëndime në qafë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua, shtetase e huaj është sulmuar seksualisht të dje në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online".

Shtetasja e huaj e cila është sulmuar seksualisht është përcjell nga një i dyshuar e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimën dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime, duke i shkaktuar edhe gërvishtje në qafë.

Viktima ka marrur edhe tretman mjekësor.

Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.

Njoftimi i Policisë:

SULM SEKSUAL

Prishtine 27.02.2024, 09:35. Viktima femër shtetase e huaj , ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në banesën e saj , një i dyshuar i pa njohur fillimisht e ka përcjellur e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimen dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime dhe i kishte shkaktuar lëndime në qafë (gërvishje). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedure hetimore.

(Kosova Sot Online)