Abdixhiku njofton per mbledhjen e kryesisë së LDK’së

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 20:25
Abdixhiku njofton per mbledhjen e kryesisë së LDK’së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot për herë të dytë, e ku kanë diskutuar për tetë pika përfshirë atë për takimet mobilizuese me strukturat e LDK-së në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në këtë takim poashtu u fol edhe për gjendjen organizative të LDK-së, modeli i funksionit të partisë si dhe për themelimin e Këshillave Koordinuese në çdo degë të partisë.

“Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të dytë. Me një rend dite prej gjithsej 8 pika, u diskutua për takimet mobilizuese me strukturat e LDK-së në Kosovë, si dhe u fol rreth gjendjes organizative të LDK-së, modelit të funksionimit partiak, përgjegjësve rajonal si dhe themelimit të Këshillave Koordinuese nëpër çdo degë të partisë. Anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm e deputetët e LDK-së do të jenë në terren në bashkëbisedim të përditshëm me qytetarë për të diskutuar me ta dhe për ta përhapur vizionin e qartë e programin e vetëm politik në Kosovë “Rruga e Re””, thuhet në njoftimin e Abdixhikut

(Kosova Sot Online)