Policia parandalon garat e shpejtësisë në Prizren, ju shqiptohen gjoba

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 14:02
Policia parandalon garat e shpejtësisë në Prizren, ju shqiptohen gjoba

Policia e Kosovës ka parandaluar garat e shpejtësisë të cilat ishin organizuar në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të trafikut dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje dhe më pas janë liruar.

“Me date 02/03/2024 rreth orës 22:20 patrullat policore Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, bazuar në informacionin e pranuar per dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë”.

(Kosova Sot Online)