Hoti: Çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së duhet të na shtojë përgjegjësinë në detyrat që kemi

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 09:26
Hoti: Çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së duhet të na shtojë përgjegjësinë në detyrat që kemi

5, 6 dhe 7 Marsi shënojnë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar se çdo fillim marsi, Ditët e Epopesë së UÇK-së na përkujtojnë rëndësinë e lirisë që e gëzojmë.

“Epopeja e UÇK-së – moment lavdie e përkulje për të rënët, moment inspirimi për të ardhmen tonë si shtet i lirë e i pavarur”, ka thënë

“Familja Jashari u kthye në simbolin e sakrificës për liri, e cila u bë pjesë e historisë botërore të sakrificës së popujve për liri”, shtoi ai.

Hoti më tutje se çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së duhet të na shtoj përgjegjësinë e detyrave që kemi, ku vetëm kështu nderojmë të rënët për lirinë që gëzojmë sot.

(Kosova Sot Online)