Trupat e NATO-s në “stërvitjen më të madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë”

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 11:56
Trupat e NATO-s në “stërvitjen më të madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë”

Rreth 20,000 ushtarë nga nëntë vende të NATO-s që transportonin tanke luftarake, transportues të blinduar të personelit dhe pajisje të tjera ushtarake kaluan lumin Vistula të hënën në një manovër të madhe të NATO-s për të testuar gatishmërinë e saj kundër Rusisë.

Sipas mediave të huaja, operacioni – Dragon 24 – u zhvillua në lumin më të gjatë të Polonisë pranë Korzeniewo, i cili është rreth 100 kilometra në jug të Gdansk.

Nga 20,000 ushtarë, 15,000 ishin nga Polonia, thanë forcat e armatosura polake.

“Ne po tregojmë se çfarë aftësish kemi dhe po e kombinojmë këtë me vendosmërinë për t’i përdorur ato”, citohet të ketë thënë gjenerali i NATO-s, Gunnar Brügner.

Kapërcimi i një “pengese uji” është një aftësi kyçe që i nevojitet një ushtrie për të sjellë përforcime në front, tha më tej Brügner.

Dragon 24 është pjesë e operacionit më të madh të NATO-s të quajtur Steadfast Defender, i cili do të zgjasë rreth katër muaj dhe shtrihet nga Norvegjia në vende të tilla si Rumania.

Për këtë stërvitje, aleanca e mbrojtjes ka mobilizuar rreth 90,000 ushtarë në total.

Steadfast Defender është stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë ndërsa Vistula rrjedh nga malet në jug të Polonisë në Detin Baltik.

Ndryshe, ka paralajmërime në rritje nga zyrtarët evropianë se Rusia mund të jetë gati të testojë solidaritetin e aleatëve të NATO-s në një moment në vitet e ardhshme.

(Kosova Sot Online)