Vëllai i Liridona Ademajt takon dy nipërit në Suedi: Ata patën vetëm një kërkesë

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 15:32
Vëllai i Liridona Ademajt takon dy nipërit në Suedi: Ata patën vetëm një kërkesë

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra në vitin e kaluar, ka takuar dy nipërit e tij, të cilët po jetojnë në Suedi, transmeton "Kosova Sot Online"

Leonardi ka treguar se ata kanë pasur vetëm një kërkesë që të mund të vijnë në Kosovë dhe të dërgojnë lule te varri i nënës së tyre, Liridonës.

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t'i përcjellë tërë jetën.U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin professional”, ka shkuar Ademaj sipër fotografisë.

(Kosova Sot Online)