Rama për gruan e tij: Shumë krenar dhe i lumtur me përfaqësimin e denjë të Zonjës së Parë të kryeqytetit

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 14:01
Rama për gruan e tij: Shumë krenar dhe i lumtur me përfaqësimin e denjë të Zonjës së Parë të kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është krenar dhe i lumtur me përfaqësimin e bashkëshortës së tij, Kristales, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se angazhimi i saj në mbështetjen e zhvillimit të hershëm të fëmijëve pasqyron përkushtimin për të krijuar mjedise miqësore e të shëndetshme dhe zhvillimin e qasjeve dhe programeve të reja për mësimin e hershëm për fëmijët e gjithë Prishtinës.

“Së bashku, po krijojmë një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë! ”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)