Një serb tenton të fus në Kosovë 100kg kafeinë me origjinë nga Kina

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 13:06
Një serb tenton të fus në Kosovë 100kg kafeinë me origjinë nga Kina

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në Pikën kufitare në Jarinje, në hyrje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të specializuar kanë hasur në maunën e cila po transportonte mallra për Kosovë, gjersa ngasësi i atij automjeti, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në kabinën e vozitësit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Malli “Caffeine Anhydrous” në formë pluhuri ishte në 5 pako nga 20 kilogramë, në total 100 kilogramë që kishte origjinë nga Kina.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës bëhet e ditur se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Sektorët relevant mbi destinimin dhe përdorimin final të preparatit kimik.

(Kosova Sot Online)