Prishtinë: Gruaja e sulmon burrin e saj me një mjet të fortë, ai e raporton në Polici

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 09:43
Prishtinë: Gruaja e sulmon burrin e saj me një mjet të fortë, ai e raporton në Polici

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Polici se është sulmuar me një mjet të fortë nga bashkëshortja e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë / 08.03.2024 – 21:30. Viktima m/k ka raportuar se është sulmuar me një mjet të fortë nga bashkëshortja e tij e dyshuara f/k. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët pasi janë intervistuar, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)