Erdogan: Zgjedhjet lokale të 31 marsit do te jenë të fundit për mua

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 11:38
Erdogan: Zgjedhjet lokale të 31 marsit do te jenë të fundit për mua

Më 8 mars, presidenti turk Reccep Tayip Erdogan foli për herë të parë për planin e tij që t’i japë fund angazhimit politik.

Siç raporton AFP, ai tha se zgjedhjet lokale në Turqi më 31 mars do të jenë “të fundit”.

“Zgjedhjet e 31 marsit do të jenë të fundit” në përputhje me ligjin, ka dekalruar kreu i shtetit turk, duke shtuar se “Rezultati i tyre do të jetë transferimi i besimit tek vëllezërit e mi që do të vijnë pas meje”.

Erdogan ka qenë në pushtet si kryeministër dhe më pas si president që nga viti 2003.

(Kosova Sot Online)