Detaje nga zjarri që ra në fabrikën e plastikës në Drenas

  • A.P /
  • 11 March 2024 - 16:47
Detaje nga zjarri që ra në fabrikën e plastikës në Drenas

Raportohet se zjarri në fabrikën e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas ende nuk është fikur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ka ngritur shtabin emergjent. Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe njësitet e zjarrfikësve nga Malisheva, Lipjani, Prishtina e Skënderaj.

Për rastin është deklaruar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.


(Kosova Sot Online)