Vendimi i Kurtit për Manastirin, kryetari i historianëve në Deçan del sot para mediave

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 13:13
Vendimi i Kurtit për Manastirin, kryetari i historianëve në Deçan del sot para mediave

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, Shkodran Imeraj, sot do të dalë para mediave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Imeraj do të dal para zyrave të Agjencisë Kadastrale në orën 15:00.

“Në ora 15:00, para zyrave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Prishtinë (ndërtesa e Arkivit të Kosovës) në lagjen e Spitalit, kryetari i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Dr.Shkodran Imeraj, do të ju drejtohet mediave.”

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

(Kosova Sot Online)