Vendimi i Kurtit për t’ia regjistruar pronat Manastrit të Deçanit, Szunyog: Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 13:21
Vendimi i Kurtit për t’ia regjistruar pronat Manastrit të Deçanit, Szunyog: Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Szunyog ka thënë e kjo është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.

Tutje, Szunyog ka shkruar se ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

(Kosova Sot Online)