Edi Rama përkrah vendimin e Kurtit për t’ia regjistruar 24 hektarët Manastirit të Deçanit

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 13:56
Edi Rama përkrah vendimin e Kurtit për t’ia regjistruar 24 hektarët Manastirit të Deçanit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti ka vendosur që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe të urdhërojë regjistrimin e 24 hektarëve tokë për Manastirin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se e mbështet plotësisht këtë vendim të Qeverisë së Kosovës për të implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë e mbështes plotësisht vendimin më mirë vonë se kurrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit. Unë inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)