Rrahja në bufen e RTK-së, të lënduarit iu thye hunda
Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në bufen e Radio Televizionit të Kosovës, ku një person ka marrur lëndime trupore, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se personi në fjalë si pasojë e lëndimeve ju është shkaktuar frakturë e hundës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Xhemajli Prishtina, Prishtinë / 13.03.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k duke i shkaktuar lëndime trupore (frakturë të hundës). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
