Ndërron jetë Ragip Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit
Sot ka ndërruar jetë Ragip Jashari – njëri nga bashkëluftëtarët e momenteve të fundit të Adem Jasharit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.
“Familjar, miq, bashkëluftëtarë, shokë e dashamirë, me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me (14.03.24) ka ndrru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
(Kosova Sot Online)
