Wojcik: Tërheqja e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

  • A.P /
  • 21 February 2026 - 10:05
Wojcik: Tërheqja e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë dhe çdo ndryshim i papritur në pozicionimin e trupave amerikane në vend, mund të krijojë pasiguri dhe të rrisë hapësirën për ndikime të jashtme, paralajmëron koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik, i cili më herët ka shërbyer si udhëheqës i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Debati për këtë çështje u iniciua këtë javë, kur gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, tha se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të reduktojë aktivitetin e saj të jashtëm, përfshirë atë në misionin paqeruajtës në Kosovë – KFOR.

Aktualisht, në KFOR shërbejnë rreth 590 forca amerikane.

(Kosova Sot Online)