Burri denoncon 50-vjeçaren në polici, e përndjeku dhe e fotografoi

  • E.K /
  • 15 March 2024 - 14:38
Burri denoncon 50-vjeçaren në polici, e përndjeku dhe e fotografoi

Policia e Shkodrës, ka proceduar në gjendje të lirë një 50-vjeçare, pasi përndiqte një 57-vjeçar banues po ashtu në Shkodër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ka qenë 57-vjeçari, që e ka kallëzuar atë në polici.

57-vjeçari ka barë kallëzim për faktin se ajo e ka përndjekur dhe fotografuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. M., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 57 vjeç, banues në Shkodër, se kjo shtetase e ka përndjekur dhe fotografuar”.

(Kosova Sot Online)