Gabriel Escobar takoi familjen e Afrim Bunjakut

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 12:43
Gabriel Escobar takoi familjen e Afrim Bunjakut

Policia e Kosovës ka njoftuar se, emisari amerikan, Gabriel Esobar, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka takuar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, që u vra në sulmin në Banjskë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se Escobar shprehu ngushëllime për humbjen e rreshterit Bunjaku.

“Gjatë vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit (ZNS) Gabriel Escobar në Kosovë, ai kërkoi dhe ju dha kohë për tu takuar me të venë dhe djemtë e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, të cilët shoqëroheshin nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. ZNS Escobar, në prani të Ambasadorit të SHBA-së Jeffrey Hovenier, dhe Atasheut të DOJ-ICITAP-it Kimberly Riffe, shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjes për humbjen tragjike të babait/bashkëshortit të tyre. Ngjarja ishte shumë emocionuese dhe e përzemërt dhe personalitetet e larta i shprehën ngushëllimet e tyre familjes dhe Policisë së Kosovës.”

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, e ka informuar Escobarin për sulmin e 24 shtatorit dhe situatën aktuale të sigurisë në veri.

(Kosova Sot Online)