Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vrasje në tentativë

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 10:17
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një person të dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për Shkëlzen Ahmetin të lindur më 14.08.1992, banues në Gjakovë.

“Shkelzen (Ismet) Ahmeti i lindur me 14.08.1992 banues në Gjakovë. Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë- Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur”, thuhet në njoftim.”

(Kosova Sot Online)