Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 13:21
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar delegacionin e Serbisë, të kryesuar nga Petar Petkoviq në Bruksel, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, më herët Lajçak takoi kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Takimi i përbashkët trepalësh nuk është ende e sigurt se do të ndodhë.

Ndër temat që do të diskutohen në takimet që po zhvillohen në Bruksel do të jetë edhe çështja e dinarit.

(Kosova Sot Online)