Kurti tregon a ishte i vështirë vendimi për Manastirin e Deçanit

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 21:05
Kurti tregon a ishte i vështirë vendimi për Manastirin e Deçanit

Kryeministri Albin Kurti e përshkroi si “shumë të vështirë” vendimin për Manastirin e Deçanit, por këtë tha se e bëri kur peshoi të gjitha gjërat dhe konstatoi se është më mirë që të vazhdohet tutje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Është vështirë të marrësh vendim mbi diçka që nuk pajtohesh, u pyet Kurti sa i përket vendimit për Manastirin e Deçanit.

Kryeministri Kurti tha: “Po qysh nuk është vështirë, është shumë vështirë”.

“Situata nuk ka qenë e lehtë por kam vlerësuar që kur prej tri kushteve për anëtarësim në KiE na kanë hequr dy, na kanë lënë vetëm një, kosotoja e bllokimit te vetëm ky kusht është më e madhe se kostoja e zbatimit të këtoj vendimi me të cilin nuk pajtohem. Në kontekstin aktual besoj që është jetike që Kosova të anëtarësohet në KiE, të jemi të barabartë me Spanjën, Greqinë, Sllovaniknë, Qipron etj”, tha Kurti në rtk.

“Kur i kam pëshuar gjërat kam thënë që është më mirë të vazhdojmë tutje”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)