Për katër muaj janë tërhequr nga qarkullimi mbi 47 mijë monedha 2 euroshe

  • E.k /
  • 22 March 2024 - 14:17
Për katër muaj janë tërhequr nga qarkullimi mbi 47 mijë monedha 2 euroshe

Nga dhjetori 2023 deri në mars 2024 janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth dy milionë copë monedha prej 2 eurosh, monedha këto të deponuara nga bizneset dhe qytetarët në bankat komerciale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka njoftuar,Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e cila gjithashtu ka bërë të ditur se së bashku me bankat komerciale kanë parandaluar hyrjen në sistemin financiar, duke i tërhequr nga qarkullimi rreth 47 mijë e 168 copë monedha prej 2 eurosh, të dyshuara si të falsifikuara.

“BQK-ja ka furnizuar ekonominë e Republikës së Kosovës përmes bankave komerciale me afër 6.75 milionë copë monedha euro, plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar. Ky angazhim ka kontribuuar në zvogëlimin e qarkullimit të monedhave false, ka lehtësuar identifikimin dhe ka ngritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

(Kosova Sot Online)