Kurti: Përfundimisht dorëheqje s’mund të japë

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 16:30
Kurti: Përfundimisht dorëheqje s’mund të japë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për media ka folur edhe për temën e shumë diskutuar të zgjedhjeve të reja. Kurti ka thënë se kanë mbetur edhe 12 muajt e fundit të qeverisjes dhe thotë se nuk mund të parashikojnë se çfarë dimri mund të jetë në shkurtin e vitit të ardhshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se ka vullnet që zgjedhjet të mos mbahen në dimër, por gjatë verës, atëherë mund të caktohet një datë në koordinim mes qeverisë dhe opozitës, megjithatë thotë se si kryeministër, s’jep dorëheqje.

 “Ne dëshirojmë të vazhdojmë qeverisjen. Ne kuptojmë që janë 12 muajt e fundit, pas 12 muajve, mund të jetë situata e një dimri që nuk e dimë çfarë është për zgjedhjet e radhës. Shkurti 2021, moti s’ka qenë edhe i keq, por s’ka qenë as i mirë. Nëse duam që zgjedhjet ti mbajmë jo në dimër, përshembull, normalisht që ne jemi njerëz të arsyeshëm, mund të caktojmë data bashkë me opozitën, por dorëheqje s’mund të japë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)