Vuçiq e përqesh Këshillin e Evropës: Nëse Kosova pranohet ndoshta ne dalim nga aty

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 09:44
Vuçiq e përqesh Këshillin e Evropës: Nëse Kosova pranohet ndoshta ne dalim nga aty

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për mediat serbe mbrëmë ka thënë se Serbia mund të largohet nga Këshilli i Evropës nëse pranohet Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Një mundësi është largimi nga Këshilli i Evropës. Hyrja e Kosovës në atë organizatë do të ishte de facto dëbim i Serbisë” ka thënë Vuçiq.

“Do të jetë shumë, shumë e pakëndshme kur (ndërkombëtarët), të dëgjojnë të gjitha detajet se si e kanë gënjyer Serbinë për Këshillin e Evropës dhe të gjitha historitë e tjera. Bëjeni këtë, dhe pastaj do të shohim nëse Serbia dëshiron të qëndrojë apo jo në Këshill të Evropës. Pra, të shohim, ndoshta ju pëlqen ta keni Prishtinën në Këshillin e Evropës më shumë se sa Beogradin dhe Serbinë”, tha Vuçiq. Ai tha se nuk do ta zbulojë deri në fund se cili do të jetë veprimi i tyre.

(Kosova Sot Online)