Bill Clinton, Tony Blair dhe Madeleine Albright tri personalitetet që Kosovës ia sollën lirinë

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 18:10
Bill Clinton, Tony Blair dhe Madeleine Albright tri personalitetet që Kosovës ia sollën lirinë

Data  24 mars 1999, shënon momentin kur zyrtarisht filluan sulmet ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë, sulme të cilat zgjatën 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Sot janë bërë 25 vite nga këto bombardime e ata që kontribuan që shqiptarët e Kosovës të jenë të pavarur janë Ish Presidenti amerikan Bill Clinton, Ish kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair dhe Ish sekretarja e SHBA-ve  Madeleine Albright, që historia e popullit shqiptar nuk do t'i harrojë kurrë.

(Kosova Sot Online)