Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 08:09
Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot moti në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ku në orët e mëngjesit priten edhe ngrica, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në orët vijuese të pasditës dhe mbrëmjes pritet të gjenerojnë reshje shiu në shkallë vendi.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.

(Kosova Sot Online)