Gjeka: Vendimi politik i Këshillit të Evropës është i qartë, Kosova është shtet sovran

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 08:09
Gjeka: Vendimi politik i Këshillit të Evropës është i qartë, Kosova është shtet sovran

“Vendimi politik i Këshillit të Evropës është i qartë – Kosova është shtet sovran. Atë vendim e ka marrë edhe Mali i Zi para 15 vitesh, por duket se nuk e kanë kuptuar as disa nga koalicioni qeverisës”, tha ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Mal të Zi, Fatmir Gjeka.

Sipas tij, vota e kreut të delegacionit tonë në atë institucion evropian jo vetëm që është kundër marrëveshjes së koalicionit, por kërcënon drejtpërdrejt edhe marrjen e IBAR-it.

“Partia Demokratike dhe unë si kryetar i saj dhe anëtar i koalicionit qeverisës e vlerësojmë këtë veprim si të dëmshëm dhe të rrezikshëm për integrimin evropian të Malit të Zi. Presim që anëtarët e tjerë të koalicionit të marrin një vendim të qartë për këtë lëvizje dhe në përputhje me këtë edhe ne do të marrim një vendim”- përfundoi Gjeka.

(Kosova Sot Online)