Ferizaj: Hajnit nën kërcënimin e armës i dështon grabitja, arka ishte pa para

  • E.K /
  • 29 March 2024 - 11:11
Ferizaj: Hajnit nën kërcënimin e armës i dështon grabitja, arka ishte pa para

Një grua në Ferizaj ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me maskë dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, i dyshuari meqë nuk ka gjetur para është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“GRABITJE

Ferizaj / 28.03.2024 – 09:40. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat mirëpo meqë nuk kishte para, është larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)