Vuçiq iu 'kapet' Dora Bakoyanniss: Turp të qoftë për atë që bëre

  • A.P /
  • 29 March 2024 - 20:00
Vuçiq iu 'kapet' Dora Bakoyanniss: Turp të qoftë për atë që bëre

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka kritikuar ashpër deputeten greke Dora Bakoyanniss e cila ka përgatitur raport me rekomandimin që Kosova të bëhet pjesë e KiE, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçiq tha me ironi se Bakoyannis, raportuesja e Këshillit të Evropës dhe motra e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, “papritmas u pendua për mbrojtjen e fortë të interesave të Serbisë”.Vuçiq tha se ajo rekomandoi anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pavarësisht se Kosova përmbushi vetëm një nga tre kushtet.

“Më lejoni t’i them Dora Bakoyanniss – turp t’ju vijë për atë që keni bërë! Ajo tha se mbron fuqishëm interesat e Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare dhe më pas kujtoi se nuk ka rëndësi as Asociacioni i Komunave Serbe dhe as shpronësimet( në Veri), ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)