Prishtinasi i hyn dajak të dashurës me të cilën bashkëjeton

  • G.G /
  • 01 April 2024 - 07:43
Prishtinasi i hyn dajak të dashurës me të cilën bashkëjeton

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo dëshmohet çdo ditë me numrin e rasteve të tilla që denoncohen në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një 28-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dashurës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ndodhi dhe sulmin e të dashurit, me të cilin bashkëjetojnë qe një kohë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe inicimin e rastit për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

(Kosova Sot Online)