Detaje nga vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë

  • A.P /
  • 02 April 2024 - 20:34
Detaje nga vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë

Më 20 janar, Lulzim Fejzullahu vdiq në Mjekim Intensiv Qendror pasi ishte duke qëndruar aty për rreth 6 ditë si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga rrahja brutale. Tashmë, dy persona janë të dyshuar për rastin dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një përgjigje, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se më 25 mars kanë paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për dy të miturit.

Ata dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 25.03.2024, ka paraqitur Propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të miturit, ndaj dy personave (të mitur), për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” në bashkëkryerje, pranë gjykatës kompetente.”

E gjithë historia dyshohet se ka ndodhur për shkak të fjalosjes për rend te berberi. Këtë e ka konfirmuar xhaxhai i tani të ndjerit dhe i dyshuari i parë.

(Kosova Sot Online)