Zbulohet arsyeja pse Vuçiq u takua me ambasadorin Hill

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 13:47
Zbulohet arsyeja pse Vuçiq u takua me ambasadorin Hill

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, dhe i ka thënë se Serbia po bën të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“E ritheksova qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare. Gjithashtu konfirmuam vendosmërinë tonë reciproke për të vazhduar përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve serbo-amerikane”, ka thënë Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Ai vlerësoi se biseda me ambasadoren Hill ishte kuptimplotë dhe e hapur.

“Një bisedë kuptimplotë dhe e hapur me ambasadorin Christopher Hill për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, situatën në rajon, ngjarjet aktuale gjeopolitike dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)