Vuçiq me Macronin në Paris: Nga Kosova e deri te energjia bërthamore

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 14:32
Vuçiq me Macronin në Paris: Nga Kosova e deri te energjia bërthamore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron në Paris, ku të hënën do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Më 8 prill, Vuçiq publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën tha se ndihet “në ethe dhe përgjegjës para takimeve të sotme”.

Më herët, ai ka paralajmëruar se ka vënë një kurorë lulesh te pllaka e memorialit “Besnikëri për besnikëri”, para Pallatit të Invalidëve në Paris, i cili është simbol i aleancës ndërmjet popullit serb dhe atij francez në dy luftëra botërore.

“Franca dhe populli i saj gjithmonë do të na kenë partnerë të besueshëm dhe miq që i duan ata, siç na ka dashur Franca neve. Lavdi paraardhësve tanë dhe rroftë miqësia serbo-franceze”, ka shkruar presidenti serb.

(Kosova Sot Online)