Tomas Szunyog viziton lagjen rome në Mitrovicë

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 15:01
Tomas Szunyog viziton lagjen rome në Mitrovicë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka vizituar komunitetin rom në Mitrovicë në Ditën Ndërkombëtare të tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romës, vizitova lagjen e romëve në Mitrovicën Jugore, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të BE-së për përfshirjen e romëve në Kosovë”, ka shkruar ai në X.

“Vizitova Qendrën Mësimore, e cila ofron klasa mbështetëse për rreth 150 fëmijë”, ka shkruar tutje ai.

(Kosova Sot Online)